Kampionët e Bucks fitojnë duelin ndaj Bostonit
Beteja për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes bëhet e fortë në sfidat e fundit të sezonit të rregullt. Milwaukee ngjitet në vendin e dytë pas fitores me rezultat 127-121 ndaj Bostonit, dy ekipe që kanë të njëjtin numër fitoresh, 50.
Antetokounmpo dhe Holiday realizuan të dy nga 29 pikë për kampionët e Bucks. Golden State është forca e tretë në Perëndim, duke mundur me shifrat 128-112 Lakersat, tashmë të eliminuar nga gara “play-off”. Tucker realizoi 40 pikë për Lakersat, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Warriors u dallua Thompson me 33 pikë.
Fiton edhe Denveri, që falë 35 pikëve e 16 rebound të Nikola Jokiq, mundi me shifrat 122-109 Memphis. Zhgënjen Philadelphia, që u mund me rezultatet 119-114 në fushën e Toronto. Për kanadezët u dalluan Siakam me 37 pikë e Trent me 30, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Embiid për miqtë.
Rezultatet
Charlotte – Orlando 128-101
Milwaukee – Boston 127-121
Toronto – Philadelphia 119-114
Minnesota – San Antonio 127-121
New Orleans – Portland 127-94
Denver – Memphis 122-109
Golden State – Lakers 128-112