
Kampionët e Dritës priten nga kryeministri Haradinaj
25 maj 2018
| 12:49
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit.
Haradinaj klubit të Gjilanit i ka ndarë dekoratën e Hartës së Kosovës. Klubi Futbollistik “Drita” javë më parë është shpallur kampione e Kosovës për sezonin 2017/18. Për të shpallur kampion, Dritës i mjaftoi barazimi kundër Prishtinës në xhiron e fundit, ndeshje që u mbyllë 0-0 në stadiumin “Shani Haxhiislami”.
Drita e përfundoi sezonin me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, teksa përgjatë 33 xhirove, pësoi vetëm 2 humbje, regjistroi 13 barazime dhe arriti 18 fitore.