Kampionët e Evropës humbin ndaj Napolit
17 shtator 2019
| 22:59
Napoli ka nisur me fitore 2 me 0 sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. Ekipi i Carlo Ancelottit fitoren e parë e realizoi ndaj kampionit në fuqi, Liverpoolit.
Dries Mertens dhe Fernando Llorente shënuan dy golat e fitores. Të dy golat erdhën në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.
Te Liverpooli, në minutën e 87-të u inkuadrua edhe Xherdan Shaqiri që zëvendësoi Jordan Hendersonin.
Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin E. Në këtë grup, në ndeshjen tjetër Salzburgu fitoi thellë 6 me 2 ndaj Genkut.