Kampionët e Evropës kthehen në Itali

12 korrik 2021 | 13:30

Vetëm pak orë pas triumfit të madh në “Wembley”, Italia skuadra kampione e Evropës është kthyer në vend.

Futbollistët dhe stafi teknik i Të Kaltërve zbritën në aeroportin e Fiumicinos në Romë nga Londra në orën 06:00 të mëngjesit të kësaj të hëne. Në momentin e zbritjes, në aeroport dhjetëra punonjës të tij, u mblodhën pranë avionit për të pritur kampionët e Evropës me duartrokitje të zjarrta.

Më entuziasti në atë moment për Italinë ishte pikërisht Leonardo Bonucci që filloi të këndonte frazën: Kampionët e Evropës jemi ne. Nuk munguan fotot për kujtim dhe falënderimet e punonjësve të aeroportit që ishin entuziastë dhe të prekur nga emocionet.

Po kështu në momentin e zbritjes në aeroport u shfaq edhe një banderolë ku shkruhej: Faleminderit Azzurri. Më pas, futbollistët dhe stafi i Italisë shkuan drejt hotelit Parco dei Principi. Nga larg dëgjoheshin tingujt e borive të 300 tifozëve që gjithsesi nuk mundën të shihnin Të kaltrit të zbresin nga autobusi për të hyrë në hotel me Giorgio Chiellinin në krye që për më tepër spikati pasi u shfaq me një kurorë në kokë.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit në Egjipt mbështeti dënimet e përjetshme për…