Kampionet e Evropës përfaqësojnë Kosovën në Gjeorgji
Kryeqyteti i Gjeorgjisë, Tbilisi, është ndalesa e radhës e xhudisteve të Kosovës në rrugën drejt Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Në Tbilisi nga nesër (e premte) deri të dielën do të zhvillohet Grand Prixi i xhudos, garë kjo e vlefshme për të fituar pikë Olimpike. Kosovën do ta përfaqësojnë kampionia e Evropës, Nora Gjakova, njëherit sportistja më e mirë e Kosovës për vitin 2018, e zgjedhur nga Komiteti Olimpik o Kosovës, si dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka. Nora garon të premten në kategorinë e saj (deri në 57 kilogramë), ndërsa Loriana të dielën në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Garuesit tjerë si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të pushojnë. Të pesë xhudistët tanë, momentalisht kanë normat Olimpike “Tokio 2020”. Nora është e katërta në kategorinë e saj në renditjen Olimpike, ndërsa Loriana e 15-ta.