Kampionët e Golden State ndalen nga Philadelphia

01 shkurt 2019 | 11:05

Surprizë në ndeshjet e radhës të NBA-s. Kampioni në fuqi i kampionatit amerikan të basketbollit, Golden State Warriors, ka pësuar një humbje të papritur përballë Philadelphia 76ers. Këtu është ndalur seria prej 11 fitoresh radhazi e GSW, teksa në “Oracle Arena” është regjistruar rezultati 113-104.

Joel Embiid dhe Ben Simmons për ekipin fitues shënuan nga 26 pikë secili, ndërkohë që i pari pati edhe 20 kërcime. Fitore e rëndësishme mund të konsiderohet edhe ajo e Milwaukee Bucks në fushën e Toronto Raptors, me 13 pikë diferencë, 105-92. Giannis Antetokounmpo bëri paraqitjen më të mirë, duke realizuar 19 pikë dhe 9 kërcime.

Rezultatet

Detroit Pistons – Dallas Mavericks                      93-89
Orlando Magic – Indiana Pacers                          107-100
Toronto Raptors – Milwaukee Bucks                   92-105
San Antonio Spurs – Brooklyn Nets                     117-114
Golden State Warriors – Philademphia 76ers    104-113

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Facebook” ka bërë me dije se ka fshirë pothuajse…