Kampionët e NBA-s u rikthehen fitoreve, triumfojnë edhe Jazz e Clippers

10 nëntor 2021 | 12:42

Pas një krize rezultatesh, Milwaukee Bucks u rikthye te fitorja në NBA duke i dhënë fund ecurisë negative prej pesë humbjesh në gjashtë ndeshjet e fundit me suksesin në transfertën ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 118-109.

Një fitore nën shenjën e grekut Giannis Antetokounmpo për kampionët në fuqi të NBA të cilët iu falën 31 pikëve por edhe 16 rebound-eve dhe katër asistimeve të liderit të tyre. U kthye te fitorja pas dy humbjesh rresht edhe Utah Jazz që mposhti me rezultatin 110-98 Atlanta Hawks duke thelluar krizën e skuadrës nga Georgia që pësoi humbjen e 5-të radhazi.

Më i miri për skuadrën nga Salt Lake City ishte Donovan Mitchell me 27 pikë. 27 pikët e Damian Lillard ndërkohë nuk mjaftuan për Portland Trail Blazzers që u mposhtën në Staples Center nga Los Angeles Clippers 117-109. Për kalifornianët spikatën Paul George me 24 pikë dhe Reggie Jackson me 23 pikë.

Rezultatet

Philadelphia – Milwaukee         109-118
Utah Jazz – Atlanta                    110-98
Clippers – Portland                    117-109

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Edriti, i është bashkuar kandidatit…