Kampionët e NBA-së vizitë në Shtëpinë e Bardhë
Kampionët e NBA-së rikthejnë traditën e vizitës në Shtëpinë e Bardhë, 5 vjet nga hera e fundit kur Cleveland Cavaliers takonin ish-presidentin Barack Obama.
Ekipi i Milwaukee Bucks ka vizituar presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që gjatë katër viteve të fundit asnjë skuadër kampione e NBA-së nuk takoi ish-presidentin Donald Trump.
“Është një nder të presësh në Shtëpinë e Bardhë kampionët e NBA-së. Ju përfaqësoni vlerat më të mira në amerikanëve”, ka thënë ndër të tjera presidenti Joe Biden, që bëri shaka me të gjithë lojtarët e kryesisht me grekun Giannis Antetokounmpo, që u shpall MVP i finaleve.
“Ai ka një histori fantastike, i aftë të udhëheqë një ekip drejt titullit”, ka deklaruar Joe Biden. Në emër të skuadrës së Bucks foli pikërisht lojtari grek. “Dëshirojmë të kthehemi këtu edhe vitin tjetër. Për një djalosh të rritur në lagjet e varfra të Greqisë të jetë këtu në Shtëpinë e Bardhë është një ngjarje e jashtëzakonshme. Do të thotë se kam bërë realitet ëndrrën time, duke punuar fort”, ka thënë Antetokounmpo. /Telesport/
"Believing in your dreams, you can accomplish great things in life…
I'm in the White House – this is awesome!!" pic.twitter.com/LJ4PHPHWeg
— Milwaukee Bucks (@Bucks) November 8, 2021
Today, President Biden welcomed the Milwaukee Bucks to the White House to celebrate their 2021 NBA Championship win. Congratulations, @Bucks! pic.twitter.com/MoMW9JX55o
— The White House (@WhiteHouse) November 9, 2021