Kampionët e parë të Programit të Sport në Shkolla
Ka përfunduar me ndeshjet finale edicioni i parë i Programit Sport në Shkolla.
Sot në Sheshin Skënderbeu janë zhvilluar Garat Republikane, pasi më herët kishin përfunduar Garat Shkollore dhe ato Rajonale.
28 ekipe të klasave 6-9 të 14 shkollave të shtatë rajoneve, luftuan për titull, ku janë shpallur kampionët e grupmoshave U12 dhe U14 në të dyja konkurrencat.
Pas shumë ndeshjeve, u zhvillua finalja U12 te femrat, ku shkolla “Bajram Curri” nga Istogu fitoi ndaj shkollës “Abaz Ajeti” 16:2.
Medaljet i ndau Arbisa Shefkiu, koordinatore e Programit Sport në Shkolla, derisa trofeun e kampionit, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.
Te U14 te femrat, sërish fitoi shkolla “Bajram Curri”, kësaj radhe ndaj shkollës “7 Marsi” me rezultat 10:3.
Medaljet i ndau Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK, kurse trofeun e kampionit, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.
Ndërkohë, kampion te U12 te meshkujt është shpallur “SHFMU 1 Vushtrri”, që mundi në finale shkollën “Bafti Haxhiu” me rezultat 8:4.
Medaljet i ka ndarë Dren Marseli, Menaxher i Projektit Sport në Shkolla, derisa trofeun Fikret Shatri, udhëheqës i Divizionit në Sportin Shkollor.
Në finalen e U14 në konkurrencën e meshkujve u takuan “7 Marsi” nga Theranda dhe “Bajram Curri” nga Istogu. 7 Marsi fitoi me shifrat 11:12.
Medaljet i ndau Dren Marseli, Menaxher i Programit Sport në Shkolla, kurse trofeun e kampionit, Adrian Telaku, Kryetar i Federatës së Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës.
“Sporti në Shkolla” është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.