Kampionet e Penzës priten nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë priti në takim përfaqësuesit KBF “Penza”, që janë shpallur Kampione e Kosovës në Superligën e femrave për edicionin 2021-2022. Klubi pejan e ka mbrojtur titullin e fituar në edicionin e kaluar.
Kryetari Muhaxheri i ka uruar skuadrën e Penzës për sukseset e arritura deri më sot dhe ju ka dëshiruar suksese edhe në të ardhmen, ndërsa KBF “Penza” e ka falënderuar kryetarin Muhaxheri për përkrahjen dhe e njoftuan se këtë vit i kanë sjellë tri kupa, derisa sukseset janë vetëm duke u rritur.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka – Kelmendi i falënderoj vashat të cilat kanë dhënë maksimumin në të gjitha fushat sportive edhe vazhdojnë të japin maksimumin. “Peja është qyteti i basketbollit dhe kemi njerëz, që një jetë të tërë ja kanë kushtuar sportit, por kurora më e bukur e basketbollit në Pejë është KBF Penza, prandaj e kemi prioritet masovizimin e sportit te vajzat. Ju do të jeni një shembull i mirë i modelit se vajzat kur duan ja dalin”, ka deklaruar Xhenet Syka – Kelmendi.
/Veton ZYMBERI/