Kampionët e Shqipërisë prezantojnë trajnerin dhe drejtorin e ri sportiv
Kroati Zoran Zekic do të jetë trajneri i ri i Partizanit për sezonin 2023-24.
Këtë të hënë, kampionët e Shqipërisë prezantuan trajnerin dhe drejtorin e ri sportiv. Do jetë Arbër Abilaliaj që do mbajë postin e rëndësishëm të merkatos.
Në karrierën e tij, Zekic ka drejtuar ekipe si Radnik, Sheriff Tiraspol, Osijek, Diosgyor dhe Slaven Belupo. Së fundmi te Belupo në 72 ndeshje trajneri kishte një mesatare prej 1.24 pikë për ndeshje.
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49 vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj. Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik”, njofton Partizani.