Kampionet olimpike të xhudos i trajnojnë pjesëtarët e FSK-në
16 dhjetor 2024
| 12:15
Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, është organizuar trajnimi për pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës në fushën e xhudos, me fokus në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes.
“Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së, duke u bazuar në njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes sportit të xhudos”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.
Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim të Federatës së Xhudos të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.