Kampioni botëror i Badibildingut në përkrahje të 109-shit të AAK-së, Ramush Ahmetaj

06 shkurt 2025 | 13:46

Esat Lata disa herë kampion botëror i Badibildingut dhe president i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, ish-epror i UÇK-së dhe TMK-së, ka dalë në përkrahje të kandidatit të AAK-së për deputet me numër 109, afaristit Ramush Ahmetaj.

“Ramush Ahmetaj meriton përkrahjen e të gjithëve, në çlirimin e vendit u inkuadrua bashkë me vëllezër me nipa e axhallarë. Prapë ishim bashkë në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe vazhduam për të kontribuar bashkë me përkushtim për një Kosovë si shtetet tjera të Evropës. Dhe do të përpiqem të kontribuoj me Ramushin dhe veprimtarët tjerë të palodhshëm të çështjes kombëtare për një Kosovë të përparuar pjesë e familjes evropiane”, përcillet në profilin e Ahmetajt në “Facebook” mesazhi i kampionit botëror të Badibildingut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dekada, kinemaja Lumbardhi në Kosovë - shteti më i…