Kampioni i botës në fuqi në MotoGP mungon në dy garat e para

28 shkurt 2025 | 11:30

Më 2 mars do të nisë Botërori 2025 në MotoGP, eventi më i rëndësishëm i motoçiklizmit në botë. Gara e parë do të zhvillohet në pistën e Buriram, në Tajlandë.

Në këtë garë do të mungojë piloti spanjoll i Aprilia, Jorge Martin, i aksidentuar dhe më pas operuar rreth dy javë më parë, gjatë testeve zyrtare. Madje ai nuk do të jetë as në garën e dytë në Argjentinë, më 16 mars.

Motori italian Ducati shihget si favorit edhe këtë vit, me italianin Francesco Bagnaia që do të ketë një duel “kokë më kokë” me shokun e tij të skuadrës, spanjollin Marc Marquez, por priten edhe surpriza. Gjithsej do të jenë 22 gara në këtë sezon, që do të mbyllet më 16 nëntor. Pritet një rivalitet i fortë mes pilotëve, një sezonin ku gabimet mund të kushtojnë shumë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen…