Kampioni i botës operohet për herë të katërt

30 maj 2022 | 13:44

Piloti spanjoll i Hondas, Marc Marquez, ka konfirmuar se do të operohet sërish në shpatullën e djathtë, duke mbyllur para kohë sezonin 2022 të MotoGP.

Operacioni do të kryhet brenda 48 orëve të ardhshme në Amerikë. Lajmin e ka bwrw tw ditur vet, Marquez. Kjo është ndërhyrja e katërt kirurgjikale në shpatull që nga vera e vitit 2020, kur dhe u lwndua. Kanë kaluar 18 muaj që nga ndërhyrja e fundit dhe gjërat duket se janë sërish si më parë, ndaj Marquez vendosi të operohet sërish.

Operacioni do të synojë përmirësimin e lëvizjes së shpatullës, që e shqetëson shumë pilotin. Rehabilitimi do të kryhet në Spanjë, ku dhe do të vendoset koha që do të qëndrojë jashtë pistës. Gjithsesi, ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për Marc Marquez, që prej dy sezonesh nuk është më piloti i dikurshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit…