Kampioni i botës rikthehet në pistë 3 muaj pas operacionit në shpatull

02 shtator 2022 | 15:00

Sërish në motor. 94 ditë nga operacioni i katërt në shpatull, piloti spanjoll i Hondas, Marc Marquez, do të zbresë sërish në pistë javën e ardhshme.

Ai do të marrë pjesë në testet që MotoGP do të kryejë javën e ardhshme në pistën italiane të Misano. Natyrisht që testet nuk janë një garë, por lajmi i rikthimit në pistë është i rëndësishëm për një nga ikonat e motoçiklizmit, ku numëron 8 tituj kampionë bote. Është vetë Marquez ai që ka komunikuar lajmin përmes rrjeteve sociale.

Madje spanjolli ka marrë pjesë në disa teste në MotorLand të Aragon, por nuk dihet se çfarë kohësh dha ai apo sa xhiro ka zhvilluar. Për momentin rëndësi ka ndjesia e pilotit me pistën.

“Jam i lumtur që rikthehem në pistë. Ka qenë një periudhë e vështirë, me shumë sakrifica. Faleminderit për mbështetjen”, ka thënë Marquez. Edhe për Honda ky është një lajm i mirë, pasi rikthehet në pistë piloti i saj më i mirë. Objektivi është testimi i motorit të vitit 2023 dhe të shihet nga afër gjendja e pilotit me një motor gare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Telenovela” për të ardhmen e Cristiano Ronaldos ka përfunduar me…