Kampioni i Evropës në boks, Robin Krasniqi flet për meqin e radhës
Me 17 nëntor, ai do të ngjitet përsëri në ring ndaj një kudërshtari të fortë, kundër Stefan Härtel. Është Robin Krasniqi, junikasi i cili çdo ëndërr e bëri realitet në rrugën e tij drejt suksesit sportivë. Në një intervistë për Gazeten Projekti, e cila u realizua ekskluzivisht për meqin e 17 nëntorit, ai shprehet shumë i motivuar për meqin e tij të radhës. Përtej çdo analize rrethë këtij meqi nga komentues të ndryshëm, në kokën e tij është vetëm një mendim. Mbrotja e titullit të kampionit të Evropës me 17 nëntor, kundër Stefan Härtel fitore e cila do ti hapte rrugën për titullin kampion bote.
Gazeta Projekti: Kampion, Dihet se jeni njëri nga boksieret i cili punon shumë në përgaditje fizike, moral dhe koncentrim për meqet e juaja. Sa je i përgaditur për meqin e radhës ?
Krasniqi: Edhe kësaj radhe kam pas përgatitjet e mija të zakonshme, rreth 3 muaj gjithsejt. Njërën pjesë të kohës e kalojë në Bjeshkë të Bavarisë për stërvitjet kondicionale, ndërsa tjetrën pjesë në ‘Frankfurt am Main’për stërvitjet e boksit dhe jamë shumë i lumtur me rrjedhshmërinë e stërvitjeve.
Gazeta Projekti: A e ke studiuar stilin e luftë së kundërshtarit, me të cilin do të përballesh me 17 nëntor, sa e njehë?
Krasniqi: Me kundërshtarin më shumë mirret trajneri im i boksit Magomed Schaburow i cili, gjatë kohës se sparingut mi sjell informacionet e duhura sa i përket kundërshtarit. Ndryshe Stefan Härtel është një teknik shumë i mirë, me përvojë të madhe amatore në boks , gjithashtu është çerek-finalist i lojrave olimpike etj.
Gazeta Projekti: Cili është qellimi i këtij meqi dhe çfare thotë trajneri i juaj?
Krasniqi: Në këtë duel vlenë që ta mbrojmë titullin e Evropës dhe kështu të afrohemi edhe një hap më afër titullit të botës. Kjo është e rendësishme. Po ashtu, trajnerët e mij kanë besim të madh në mua, sikur unë që kam në ata, per shkak se të gjithë e rrespektojmë punën tonë shumë.
Gazeta Projekti : Në cilin rrugëtim do ta shohim Robin Krasniqin, pas datës 17 nëntor?
Krasniqi: Jam i fokusuar te meqi i 17 nëntorit dhe së pari duhet ta kalojmë 17 nëntorin me sukses. Por, gjithnjë pas një lufte, është koha për një luftë tjetër.
Gazeta Projekti: Mesazhi i juaj për fansat e tu, të shumtë për meqin e radhës?
Krasniqi : I ftoj të gjithë ta ndjekin duelin tim live ekskluzivisht në ART MOTION (Trojet Shqiptare) dhe ne MDR (Gjermani & Diaspore).