Kampioni kundër liderit

01 nëntor 2024 | 11:40

Java e tetë e ProCredit Superligës do të sjellë takime interesante. Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit apo kampionit dhe liderit.

Mitrovicasit kanë pesë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit.

Kjo është përballja kryesore e kësaj jave, ku atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë elektrizuese. Të shtunën do të përballen Peja me Vëllaznimin. Pejanët nuk e kanë nisur edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme me dy fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë tri fitore e katër humbje. Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88.

“Bardhekaltrit” kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje. Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës. Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje.

SUPERLIGA – Java 8

Të shtunën takohen:
17:00 Trepça – Bashkimi
19:00 Peja – Vëllaznimi

Të dielën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni
19:00 Golden Eagle Ylli – Bora

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burim i afërt i Kaney West ka bërë me…