Kampioni ukrainas vritet në frontin e luftës në Mariupol

28 mars 2022 | 14:18

Kampioni botëror i kikboksit ukrainas, Maksym Kagal, është vrarë në frontin e luftës në Mariupol.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja se ai ishte bërë pjesë e forcave speciale në njësinë ushtarake në Azov, teksa lajmin për vdekjen e sportistit e kanë bërë të ditur mediet ukrainase.

“Fli i qetë vëlla, toka është e jotja, do të hakmerremi”, ka thënë trajneri Oleg Skirt, cituar nga Ukrinform. Kujtojmë se Kagal ishte kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë sportive) në ekipin kombëtar të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Peja DT ka fituar Kupën e Kosovës për…