Kampionia botërore Fabiana Bytyqi mbron titullin më 13 janar
04 janar 2024
| 12:39
Boksierja çeke me prejardhje nga Kosova, Fabiana Bytyqi, do të ndeshet me gjermanen Tina Rupprecht më 13 janar në Gjermani.
Kampionia e pamposhtur botërore në WBC, e ka fituar këtë titull pesë vjet më parë kur e kishte mundur britaniken Denise Castle.
Bytyqi muajin e kaluar e kishte mbrojtur titullin në një gala mbrëmje në Kosovë duke barazuar me Elizabeth Lopez Corosan e Meksikës.