Kampionia e botës, Sophie Sorschag garon për Kosovën
20 janar 2023
| 13:43
Garuesja në kërcime me ski, Sophie Sorschag, do të garojë për Kosovën tash e tutje. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës. Sorschag është kampione e botës me Austrinë në konkurrencë ekipore për vitin 2021.
Vitin e kaluar ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike në Pekin. “Marrëveshja mes drejtuesve të Federatës Skitare të Kosovës, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Lubjanë të Sllovenisë”, ka njoftuar KOK-u.
Në Kosovë garat me kërcime me ski nuk janë fare të zhvilluara. Deri më tani Kosova nuk ka pasur garuese në këtë disiplinë atraktive.