Kampionia Gega ka mbetur në Kenia prej pandemisë

20 prill 2020 | 20:45

Kampionia e garave për 1500 dhe 3000 metrave Luiza Gega së bashku me trajnerin e saj ndodhen në Kenia, pasi kanë shkuar për një fazë përgatitore në kuadër të Lojërave Olimpike që do të zhvilloheshin këtë vit, por që gjithçka shkoi ters.

“Ne shkuam me një objektiv dhe me një qëllim ndryshe nga çfarë jemi tani. Ne erdhëm këtu në Kenia për t’u përgatitur për ‘Lojërat Olimpike’, por vetëm një javë pasi mbërritëm, Komiteti Olimpik Botëror vendosi që ato do të shtyhen për vitin 2021. Ne nuk kishin çfarë të bënim ndryshe, duke qenë se tashmë jemi në Kenia. Për fat të keq nuk e dimë për sa kohë do të jemi këtu, pasi edhe fluturimet janë pezulluar. Po vazhdoj stërvitjen, por edhe këtu janë mbyllur stadiumet dhe palestrat. Gjithsesi këtu ka shumë më shumë mundësi sesa në Shqipëri për t’u stërvitur”, ka thënë Gega.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi…