Kampionia tregon forcën në ‘Fadil Vokrri’

06 nëntor 2019 | 19:53

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Feronikeli e ka treguar forcën në ndeshjen ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi shënoi fitore në minutat e fundit 2-3. “Nikli” bëri dy herë kthim në rezultat dhe në fund e shënoi edhe golin e tretë që i sjell fitoren e dytë në ketë edicion ndaj kryeqytetasve.

Pavarësisht reshjeve të shiut skuadrat u munduan që të tregojnë më të mirën nga vetja dhe të arkëtojnë pikët e plota, gjë të cilën e arriti në fund skuadra nga Drenasi.

Tre minuta pasi filloi ndeshja vendasit kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Ahmed Januzi, i cili realizoi nga penalltia për rezultatin 1-0. Katër minuta me pas Kastriot Rexha u pengua në zonën e rreptësisë dhe gjyqtari kryesor akordoi penallti, derisa nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Jean Da Silva për rezultatin 1-1.

Pjesa e parë përfundoi me ketë rezultat, derisa katër minuta pasi filloi pjesa e dytë Diar Miftaraj e riktheu epërsinë e vendasve 2-1. Një minutë pa u mbushur një orë lojë, kapiteni i skuadrës mysafire, Lapidar Lladrovci realizoi për 2-2. Rastet në minutat në vazhdim nuk munguan, kurse goli që vulosi rezultatin final u shënuan nga Da Silva, në minutën e 88-të.

Dy ndeshjet e fundit për ketë xhiro zhvillohen nesër (e enjte).

IPKO Superliga

Prishtina – Feronikeli     2-3
Ballkani – Llapi                1-1
Drenica – Trepça ’89      3-2
Drita – Dukagjini            1-0
Të enjten takohen:
13:00 Ferizaj – Flamurtari

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka pritur ambasadorin…