Kanada, shkon në 23 numri i viktimave nga sulmi në fundjavë
22 prill 2020
| 14:46
Në sulmin që filloi në natën e 18 prillit dhe vazhdoi deri më 19 prill në orët e pasdrekës, kanë humbur jetën 23 persona.
Numri i të vdekurve nga sulmi i armatosur në fundjavë në shtetin Nova Scotia në juglindje të Kanadasë, është rritur në 23, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e policisë së kalorësisë së mbretërisë kanadeze në Nova Scotia, thuhet se në sulmin e sulmuesit Gabriel Wortman (51), që filloi në natën e 18 prillit të shtunën dhe vazhdoi deri më 19 prill orët e pasdrekës, kanë humbur jetën 23 persona.
Sulmuesi është kapur i vdekur, ndërsa incidenti ka ndodhur në 16 vendbanime të ndryshme.
Më tej bëhet e ditur se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe mbledhjes së dëshmive.
Ndërkohë, theksohet se ky është sulmi më i përgjakshëm në historinë kanadeze. Sulmi i mëparshëm më i përgjakshëm ka ndodhur më 6 dhjetor 1989 në qytetin Montreal ku kishin humbur jetën 15 persona.