Kanadaja legalizon përdorimin e marihuanës

17 tetor 2018 | 09:00

Kanadaja është bërë shteti i dytë në botë pas Uruguajit që ka legalizuar posedimin dhe përdorimin e kanabisit për argëtim.

Tregu kombëtar për kanabis është hapur në mesnatën e së mërkurës ndonëse është vënë në pikëpyetje ndikimi që ky vendim do të ketë në shëndetin e njerëzve, në ligj dhe siguri publike.

Informacioni lidhur me ligjin e ri dhe fushatat vetëdijësuse u është dërguar 15 milionë shtëpive.

Uruguaji është shteti i parë që ka legalizuar marihuanën për argëtim, ndonëse Portugalia dhe Holanda kanë dekriminalizuar këtë substancë.

Provincat dhe komunat kanadeze janë përgatitur për muaj të tërë për t’i dhënë fund ndalimit të kanabisit.

Këto territore janë përgjegjëse për të ofruar më shumë detaje rreth asaj se ku mund të blehet dhe konsumohet kjo substancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe…