Kanadaja mbyll kufirin me SHBA-në, mobilizohet për valën e dytë të koronavirusit
Kanadaja ka marrë vendim që t’i kufizojë lëvizjet e zakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa të zvogëlohet përhapja e koronavirusit në të dy vendet.
Këto deklarime i ka bërë Ministri kanadez i Sigurisë Publike, Bill Blair, i cili ka sugjeruar që kufizimet e lëvizjes të qëndrojnë përgjatë muajve në vazhdim. Ai u tha gazetarëve se Kanadaja do i mbaj kufizimet në të dy anët e kufirit, derisa të sigurohen nga zyrtarët e shëndetit publik, se është koha e duhur për hapje, shkruan Reuters.
Që nga 8 tetori, Kanadaja do të lejojë hyrjen e anëtarëve të caktuar të familjes së qytetarëve kanadezë dhe banorëve të përhershëm, duke përfshirë edhe ata në një raport takimesh prej të paktën një viti.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot gjatë ditës kanë raportuar gjithsej mbi 7 milionë raste me koronavirus, ndërsa vala e dytë e koronavirusit është duke e prekur Kanadanë.