Kanadaja mposhti Amerikën, zë vendin e tretë në Botëror

10 shtator 2023 | 16:40

Kanadaja e ka fituar medaljen e bronztë pasi për vendin e tretë në Kampionatin Botëror, mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kanadezët triumfuan ndaj amerikanëve vetëm me anë të vazhdimeve me rezultat 127-118.

Ndeshjen më mirë e filluan kanadezët duke triumfuar me shifrat 34-25 në çerekun e parë.

Ndërkohë në të dytin, amerikanët u kthyen në lojë duke e fituar me rezultat 31-24.

Në periudhën e tretë, kanadezët triumfuan me rezultat 33-26. Ndërsa në çerekun e katërt amerikanët fituan me rezultat 29-20, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 111-111.

Në vazhdime, kanadezët triumfuan me rezultat 16-7, duke e zënë kështu vendin e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kundërofensiva e Ukrainës ndaj agresorëve rusë do të vazhdojë në…