Kanadaja ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

18 shkurt 2022 | 07:55

Kanadaja është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të shtetit të Kosovës për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, ka publikuar fotografi nga ky moment.

“Çfarë nate e bukur sonte në Kanada. E ndriçuar kudo- nga bregu në breg, me ngjyrat (blue-gold-white) e flamurit të Republikës së Kosovës. Faleminderit Kanada”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Krasniqi Me shekuj nën robëri , Kosovë U munduan…