Kanadaja, partnere e fuqishme e Kosovës
22 maj 2018
| 12:43
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kanë takuar në Budvë të dërguarin e posaçëm të Kanadasë për Evropë, The Hon Stephane Dion, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.
“Para se të flas në Forumin 2BS, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, takuam në Budvë të dërguarin e posaçëm të Kanadasë për Evropë, The Hon Stephane Dion, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Kanadasë. Kanadaja e ka mbështetur Kosovën në procesin e lirisë dhe pavarësisë, kurse tash është një partner i fuqishëm i Kosovës edhe në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në Facebook”