Kanadaja rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
07 dhjetor 2023
| 16:41
Kanadaja ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Kështu ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu pas takimit me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Kryeziu ka bërë me dije se me Trudeau ka biseduar për marrëdhëniet në mes të dy shteteve.
“Kënaqësi çdo herë takimi me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau derisa biseduam dhe theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Duke shprehur me këtë rast mirënjohjen e Republikës së Kosovës dhe popullit të saj ndaj Kanadasë për miqësinë dhe mbështetjen e treguar, kryeministri Trudeau konfirmon mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.