Kanadezët dhe ukrainasit në kuadër të KFOR-it ndihmojnë Qendrën për Mirëqenie të Grave në Pejë

29 nëntor 2021 | 15:52

Operacioni “OP Kobold” është mision i Forcave të Armatosura të Kanadasë në Kosovë, i cili funksionon në kuadër të KFOR-it.  Në kuadër të “OP Kobold”,  “ROTO 24” ka përfunduar misionin në muajin në tetor të këtij viti dhe për këtë kanadezët duhet të jenë krenarë për ndikimin që  ekipi i këtij misioni ka pasur në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Qëllimi kryesor i këtij misioni ka qenë sigurimi i një mjedisi të lirë dhe të sigurt, duke siguruar edhe lëvizjen e trupave të NATO-s në regjion.

“Mirëpo ndër objektivat e tjera ishte edhe shtyrja përpara e qëllimeve të qeverisë kanadeze, UN-it, dhe NATO-s, duke kontribuar në luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e minoriteteve që ballafaqohen me diskriminim dhe persekutim.  Këto iniciativa të udhëhequra nga empatia dhe pasioni, kanë ndikim afatgjatë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Projekti ynë i parë ishte mbështetja e një shtëpie kujdesi për të moshuarit, si dhe mbështetja e personave me nevoja të veçanta.  Kontigjenti kanadez në bashkëpunim me KFOR, konkretisht atë të mjekësisë italiane kanë bërë ngritje fondesh që ka derivuar në blerjen e pajisjeve për lëvizje, si karrige me rrota dhe ulëse për dush si dhe medikamente  të nevojshme për të cilat banorët rezident kishin nevojë”, është thënë në njoftimin e “OP Kobold”, i cili mban emrin e majorit Gord Potts.

No description available.

Nënkoloneli Fred Dubeau, majori Savio Fernandes dhe majori Gord Potts duke ndihmuar motrat e “Nënë Terezës” nga Kalkuta

Sipas këtij njoftimi, kanadezët kanë dhënë kontributin më të madhe në realizimin e projekti, e cili ka pasur ndikim të drejtpërdrejt në komunitet.

Në kuadër te ndihmës për komunitetet, më 16 tetor 2021, majori Gord Potts ka prezantuar në emër të kontigjentit kanadez një gjenerator të 25 KW për Qendrën për Mirëqenie të Grave në Pejë.

“Qendra ofron strehim për gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës në familje në Kosovë. Kjo qendër ofron shërbimet e veta për katër qytetet e rrethinës dhe mbulon rreth 300 000 banorë të etnive shqiptare dhe serbe. Gjatë kohës së pandemisë qendra ka pasur telashe me furnizim të rrymës dhe gjeneratori i tyre 5 KW nuk mjaftonte për nevojat e tyre sidomos për pjesën e shkollimi në shtëpi për fëmijët e strehuar aty. Një gjenerator më i fuqishëm ishte kërkuar nëpërmjet ekipit të monitorimit të KFOR-it qe ishte përgjegjës në atë zonë, dhe kërkesa u transmetua tek departamenti civil i KFOR-it për vlerësim dhe financim. Fatkeqësisht financimi direkt përmes KFOR-it nuk ishte i mundur dhe projekti mbeti në pritje. Financimi i këtij projekti u bë i mundur më vonë nëpërmjet fondacionit “Boomer’s Fund Charity’.  Pas sigurimit të fondeve, sfida e radhës ishte dërgimi i gjeneratorit nga Prishtina në Peje. Duke qenë se shumica e distributoreve nuk mund të ofronin këtë shërbim, majori Potts kërkoi ndihmën e kolegëve të tij. Fale asistimit të inxhiniereve ukrainas në Departamentin për përkrahje logjistikë dhe përfaqësuesit të tyre nacional, majorit Ivan Nastenko është mundësuar  transportimi dhe funksionalizimi i gjeneratorit”, është thënë në këtë njoftim.

Pasioni, dedikimi dhe gjeneroziteti i demonstruar gjatë këtij projekti ka qenë me të vërtet inspirues. Kontributi i “ROTO 24” ka qenë i fokusuar në mirëqenien e komunitetit për vite më radhë, duke vendosur bazament për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brendi i njohur Fluidi, që tashmë ka mbi dy dekada…