Kancelari austriak nuk komenton propozimet për korrigjim të kufijve
27 gusht 2018
| 12:00
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se nuk dëshiron të komentojë mbi propozimet për një zgjidhje për Kosovën në lidhje me korrigjimin e kufijve dhe demarkacionin derisa të ofrohen plane konkrete për një gjë të tillë.
Nga kabineti i tij kanë konfirmuar se ai ka biseduar në Vjenë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kurzi, siç raporton agjencia “APA”, ka inkurajuar presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, për të bërë përparim të mëtejshëm në dialog, duke theksuar se ky është “parakusht kyç” për përafrimin e mëtejshëm me BE-në.
Ai ka thënë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se nacionalizmi duhet të kapërcehet në këtë rrugë, si dhe të hyjnë në kompromise të vështira.