Kancelari austriak përgëzon Maqedoninë për vendimin historik
25 tetor 2018
| 12:37
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, gjatë hapjes së konferencës “Ballkani dhe BE-ja, cikli i procesit të Berlinit” në Budva ka përgëzuar Maqedoninë për vendimin e marrë në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
“E përgëzoj vendimin historik të Maqedonisë për të vazhduar me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilin ka dërguar sinjale nxitjeje, jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin”, u shpreh kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili së bashku me presidenti malazez, Milo Gjukanoviq hapën konferencën në Budva.