Kancelari austriak pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti (foto)
18 mars 2022
| 15:42
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ceremoni shtetërore ka pritur kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Kurti dhe Nehammer do të mbajnë konferencë të përbashkët për media pas takimit.
Ndërkohë në orën 16:00, kancelari Nehammer do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.