Kancelari gjerman i telefonon Vuçiqit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se ka biseduar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të procesit të Berlinit.
“Një bisedë e shkëlqyer dhe shumë produktive me kancelarin Scholc për çështje kyçe me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë. Shkëmbyem mendime për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të Procesi të Berlinit”, ka shkruar Vuçiqi në “Instagram”.
Në bisedën telefonike me Scholzin, Vuçiqi ka treguar se kanë diskutuar edhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
“Biseduam edhe për nevojën në rritje për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike në rajon për zgjidhjen e çështjeve të shumta me rëndësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, e veçanërisht për promovimin e lidhjeve ekonomike dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Vuçiqi.