Kancelari gjerman nën hetime, kjo është arsyeja
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz është duke u hetuar nga autoritetet gjermane për shkak të dyshimeve për përfshirje në skandalin e njohur si “Cum-ex”, gjatë kohës sa Scholz ishte kryebashiak i Hamburgut.
Gjykata e Qarkut në Koln e ka lëshuar një urdhër për kontrollimin e e-maileve dhe dokumenteve që i përkasin atij.
Olaf Scholz, ishte kryebashkiak i Hamburgut deri në vitin 2018-të dhe e-mailet dhe dokumentet që do të kontrollohen datojnë nga 1 janari i vitit 2015-të.
Ai është duke u dyshuar se ka mundësuar një favorizim të evazionit fiskal në vlerë prej 47 milionë eurove.
Subjekt i hetimit është edhe bashkëpartiaku i tij, deputeti i Partisë Socialdemokrate, Johannes Kahrs, por edhe politikanë të tjerë.
Prokurorët që janë duke u përpjekur të zbardhin se si ka ndikuar klasa e atëhershme politike, në nëntor të 2016- tës, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore me vlerë 47 milionë euro në dëm të bankës “Warburg”, shkruajnë mediat gjermane.
I kontaktuar nga mediat, zëdhënësi i qeverisë gjermane ka deklaruar se nuk është në dijeni të urdhrit të gjykatës për të kontrolluar email-et e Scholzit dhe ka shtuar se kancelari nuk ka asgjë për të fshehur.