Kancelari gjerman: Nuk do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë

09 mars 2022 | 16:32

Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, ka bërë me dije kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ky koment ka ardhur pasi Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ofertën e Polonisë që të transferojë avionët e saj të prodhimit rus, “MiG-29” në bazën amerikane në Gjermani.

“Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes… kemi dërguar armë, gjë për të cilën iu kemi treguar, por po ashtu është e vërtetë që ne e kemi shqyrtuar me kujdes se çfarë do të bëjmë, dhe definitivisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”, ka thënë Scholz gjatë një konference për media të mërkurën, së bashku me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Scholz është pyetur nëse Gjermania e refuzon në mënyrë kategorike ndalesën importeve të energjisë ruse. Në këtë rast, ai ka thënë se për disa muaj është duke punuar që shteti i tij të ulë varësinë nga importet e karburanteve.

Ndryshe, ShBA-ja ka refuzuar ofertën e Polonisë për të transferuar avionët luftarakë “MiG-29” në një bazë amerikane në Gjermani, si mënyrë për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës, teksa ky shtet përballet me pushtimin rus.

ShBA-ja ka synim që të rrisin dërgesat e armëve në Ukrainë, mirëpo ideja e dërgimit të aeroplanëve luftarakë nga territori i NATO-s në një zonë lufte, “ngre shqetësime serioze për gjithë aleancën e NATO-s”, ka thënë Pentagoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola është ende i dashuruar me Lionel Messin. Trajneri…