Kancelari gjerman: S’ka garanci se Rusia nuk do të sulmojë vende të tjera

03 maj 2022 | 22:21

Kancelari gjerman Olaf Scholz, thotë se askush nuk mund të marrë si të mirëqenë se Rusia nuk do të sulmojë vende të tjera.

“Ishte e qartë për të gjithë ne se kufijtë nuk do të ndryshonin me anë të forcës dhe se sovraniteti duhej respektuar. Rusia e shkeli këtë ligj, ndaj dhe askush nuk mund të pranojë si të vërtetë se presidenti dhe qeveria ruse nuk do ta shkelin këtë ligj me dhunë në vende të tjera”.

Për të qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin është që të marrë pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore që sipas tij është e papranueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erik ten Hag duket se do të besojë vetëm te…