Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë mbështet Zelenskyn: Nuk krahasohet agresori me viktimën

28 shkurt 2025 | 21:43

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz ka deklaruar se qëndron krah Ukrainës në kohë të mira dhe të vështira. Ai shton se nuk mund të krahasohet agresori me viktimën, reagim ky i nisur nga takimi mes Trump-it dhe Zelensky-t ditën e sotme, takim i cili u mbyll pa një marrëveshje.

Në një postim në X, Merz i drejtohet Presidentit të Ukrainës në formë mbështetje.

“I dashur Volodymyr Zelensky, ne qëndrojmë me Ukrainën në kohë të mira dhe në prova. Nuk duhet të ngatërrojmë kurrë agresorin dhe viktimën në këtë luftë të tmerrshme”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka…