Kancelari i Austrisë: Shumë shtete janë skeptike për liberalizimin e vizave
06 nëntor 2018
| 11:52
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, ka thënë se shumë shtete të Bashkimit Evropian (BE) janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Ka pasur një vendim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, por që duhet edhe vendimi i Këshillit të Evropës. Ka shumë shtete që janë shumë skeptike dhe këtu jam paksa i kujdesshëm për pritjet dhe kohën. Pritjet nga BE-ja janë në fushën e ligjit si dhe duhet të arrihen hapa të tjerë, prioritet është natyrisht dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtu ka pritje shumë të mëdha neve si BE”, ka thënë Kurzi në një konferencë për medie me presidentin Hashim Thaçi.