Kancelari i Austrisë të martën viziton Kosovën
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë në javën e ardhshme.
Të hënën dhe të martën janë planifikuar takimet me krerët e shteteve dhe krerët e qeverive të të dyja vendeve.
Përveç çështjeve dypalëshe, bisedimet do të përqendrohen në konfliktin e bllokuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe afrimit me BE-në.
Kurzi vizitën e tij në Ballkan do ta fillojë të hënën në Beograd ku gjatë ditës do të zhvillojë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq. Në Prishtinë, ai do të arrijë të hënën në mbrëmje.
Takimet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj do t’i zhvillojë të martën, shkruan agjencia “APA”, ndërsa përkrah temave bilaterale do të bisedojë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës
Gjatë qëndrimin në Kosovë, Kurzi do të takojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar 417 trupa austriake në kuadër të KFOR-it.
Ndër temat që Kurzi do të bisedojë me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj është edhe çështja e themelimit të ushtrisë së Kosovës.