Kancelari Kurz: Austria, partner i rëndësishëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor
Kancelari i Austrisë, Sebastin Kurz, ka thënë se Vjena zyrtare është partner i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai gjatë takimit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku po merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) do të jetë e plotë vetëm atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së, raporton “Epoka e re”.
“Austria është partner i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi një lidhje të fortë historike, ekonomike politike, kulturore dhe njerëzore me këtë rajon, andaj mendojmë se BE-ja do të jetë e plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtare. Për këtë arsye mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugë e tyre drejt BE-së dhe jemi të fokusuar veçanërisht në këtë rajon gjatë presidencës sonë në BE. Sot kemi mundësi të përqendrohemi në tri çështje me rendësi. E para, rruga e rajonit drejt BE, e dyta, bashkëpunimi i domosdoshëm rajonal dhe zgjidhja e konflikteve bilaterale”, ka thënë Kurzi.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/991007267767365/