Kancelari Scholz mbërrin në Prishtinë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Aeroplani me të cilën udhëtoi ka ateruar në orën 9:45, ashtu siç ishte planifikuar edhe sipas agjendës. Ka qenë vet kryeministri Albin Kurti që ka mirëpritur kancelarin gjerman së bashku edhe me ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde.