Kancelari Scholz takohet edhe me ushtarët gjermanë në Kosovë
10 qershor 2022
| 15:30
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është takuar edhe me ushtarët e KFOR-it.
Këtë njoftim e ka bërë gazetari Kai Kuestner përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, i cili ka treguar se Scholz është duke qëndruar me 65 ushtarë.
“Gjeni kancelarin! Olaf Scholz me 65 ushtarët aktualisht të Bundeswehr-it në Kosovë”, ka shkruar gazetari Kuestner.
Përndryshe, Scholz, në konferencën për media që mbajti së bashku me Kurtin, ka folur për çështje të ndryshme, përfshirë këtu liberalizimin e vizave dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.