Kanceri prek më shumë të varfrit?
Studiuesit gjermanë kanë dalë në një përfundim të papritur lidhur me atë që është cilësuar si sëmundja e shekullit.
Ata thonë se në Gjermani, rreziku nga paraqitja e shfaqja e kancerit po zvogëlohet, por ulja e rasteve të tij është më e theksuar në rajone më gjendje më të mira sociale sesa në vende të tjera.
Ekipi i hulumtuesve, me në krye Lina Jansen nga Qendra Gjermane e Kërkimeve të Kancerit (DKFZ) në “International Journal of Cancer”, ekzaminoi të dhënat nga 48 milionë banorë në tetë lande të Gjermanisë dhe krahasoi diagnozat mes vitit 2007 dhe 2018.
Rezultati ishte se pabarazia sociale po ndikon gjithnjë e më shumë në shkallën e rasteve të reja me kancer në Gjermani.
Studiuesit së pari klasifikuan të gjitha rajonet e përfshira në studim në pesë grupe të ndryshme duke përdorur një indeks socio-ekonomik, i cili përfshinte ndër tjerash, të ardhurat, shkallën e punësimit dhe arsimin. Ata zbuluan se më pak njerëz janë sëmurë nga kanceri në këtë periudhë – në të gjitha pesë grupet e studiuara, raporton TCh.
Por kjo rënie në shkallën e sëmundjeve është shumë më e vogël në rajonet me gjendje më të vështirë sociale, sesa tek ato më të pasura. Shkencëtarët kanë studiuar si sëmundjet nga kanceri në përgjithësi, ashtu edhe kancerin e zorrës së trashë dhe mushkërive – në veçanti tek meshkujt.
Sipas studiuesve, në shtimin e numrit të personave të sëmurë nga kanceri ndikon edhe stili i jetesës. Ndër të tjera ndikojnë edhe gjendja socio-ekonomike, përdorimi i duhanit, mungesa e stërvitjeve dhe praktimit të sportit, mbipesha dhe disa faktorë të tjerë.