Kandidat i AAK-së për deputet, Ukë Osaj, takon pronarët e bizneseve në Pejë
06 shkurt 2021
| 22:17
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ukë Osaj, ka takuar disa nga pronarët e bizneseve lokale në Pejë.
Ai me këta pronarë ka diskutuar përr hallet e brengat e tyre.
“Forcimi i tyre është shtylla e ekonomisë, sidomos mikro bizneset dhe bizneset e vogla dhe të mesme. Unë i kuptoj hallet e tyre sepse vijë nga brengat e tyre dhe jam njëri nga ta”, ka thënë Ukë Osaj, i cili në listën e AAK-së mban numrin 68.