Kandidate për presidente e SHBA? Angelina Jolie: Kurrë mos thuaj kurrë!
Aktorja e njohur Angelina Jolie thotë se nuk e ka përjashtuar plotësisht idenë e kandidimit për presidente të SHBA ndonjëherë gjatë jetës së saj.
Ajo ndihmoi refugjatët që iknin nga vendet e shkatërruara nga lufta, dhe njihet për shumë aktivitete humanitare, por duket se aspiron edhe karrigen e qytetarit të parë të Amerikës.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, tha Jolie, teksa u pyet për mundësinë e kandidimit si presidente. “Por, tani unë jam duke kërkuar për të tjera sfida”, ka shtuar më tej ajo.
Jolie është një e dërguar e posaçme e UNHCR-së, që ndihmon refugjatët që ikin nga vendet e shkatërruara nga lufta dhe ka përdorur platformën e saj për t’u bërë një nga zërat kryesorë në mbarë botën për fuqizimin dhe sigurinë e grave, duke punuar me Parandalimin e Dhunës Seksuale në Iniciativën e Konfliktit, e cila synon të frenojë përdhunimin si një armë në luftë dhe në mesin e atyre që iknin.
Aktivistja dhe aktorja, të cilën do ta shohim së shpejti në filmin “Maleficent: Mistress of Evil” që do të dalë në muajin tetor, e ka balancuar karrierën e saj me amësinë (për fëmijët e saj: Maddox, 17, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12 dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 10), pa harruar asnjëherë përpjekjet e saj filantropike.
“Unë përpiqem të flas për atë që besoj”, thotë Jolie për kauzat e saj