Kandidatët e LDK-së për kryetar të Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës, Drenasit, Shtimes, Obiliqit, Kaçanikut dhe Novobërdës

13 gusht 2021 | 17:43

Në mbledhjen e radhës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me unanimitet të plotë Kryesia ka aprovuar propozimet e Degëve për kandidatë për kryetar të Komunave si në vijim:  

– Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;  

– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;  

– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;  

– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;  

– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;  

– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;  

– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;  

– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.  

Kandidaturat si këto dhe të tjerat para tyre të shpallura në dy rundet paraprake japin bagazhin e pasur të LDK-së, alternativat e duhura për qytetarë dhe rikthimin e madh të LDK-së.  

LDK me vizionin, kandidaturat kredibile për Komuna si dhe me program të qartë do të dal parti fituese dhe për këtë kandidatët tanë bashkë më çdo aktivist e veprimtar do të punojnë shumë, që LDK-ja të kthehet në origjinalitetin e saj dhe t’i kthehet punëve të mira që sot po i mungojnë Kosovës.  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetin e saj në terren,…