
Kandidatët e mundshëm për pasardhës të Mourinhos
18 dhjetor 2018
| 14:15
Jose Mourinho është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Manchester United.
Mediet në ishull menjëherë kanë filluar të raportojnë për zëvendësuesin e mundshëm të trajnerit portugez, i cili kishte nënshkruar me Manchester Unitedin më 27 maj të vitit 2016.
Favoriti kryesor është trajneri Zinedine Ziadane, kurse pas tij përmenden edhe emrat e Antonio Contes, Mauricio Pochetinos, Lorent Blancut dhe Arsen Wengerit.
/Epoka e re/