Kandidatët e Nismës për deputetë në Gjakovë takojnë banorët e fshatit Marmull dhe Kralan
23 shtator 2019
| 08:20
Strukturat drejtuese të Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë takuan banorët e fshatit Marmull dhe fshatit Kralan.
Nga kandidatët për deputetë Edmond Dushi, Erjona Rama, Violeta Dema, Luan Dinaj u bë shpalosja e programit të Nismës Socialdemokrate, ku u theksua se me Fatmir Limaj kryeministër qytetarët do të kenë një qeveri e cila përkujdeset për ta.
“Fryma e Nismës Socialdemokrate po shtrihet në çdo lagje dhe fshat të Gjakovës. Qyetetarë e Gjakovës më 6 tetor duhet ta mbështesin koalicionin NISMA-AKR-PD 122 dhe kandidatin për kryeministër Fatmir Limaj”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha.
/Epoka e re/